Prokurori i Përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, ka bërë një parashikim të fortë dhe të padëgjuar më parë në lidhje me mafien Shqiptare. Në një interviste të dhënë për medien zvicerane ‘swissinfo’, Gratteri deklaron me bindje se mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.
Ndërsa jepte të dhëna për lidhjet e Ngragheta-s dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, ai bën një parashikim për atë që do të jetë mafia e së nesërmes.
“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare”, deklaron Prokurori Italian, ndërsa shton:
“Në Shqipëri ka një korrupsion të lartë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave të forta.”- thotë ai.
Sipas, Prokurorit të përgjithshëm të Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri aktualisht grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndrangheta-n.FOTO GALERI1/1