EKSKLUZIVE || Edi Rama merr “mision” formimin e Qeverisë së Kosovës pa zgjedhje: Takime “sekrete” me Hashim Thaçin

Edhe pse të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, po deklarohen publikisht për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në prapaskenë po zhvillohen takime e po përfliten skenarë për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar fare në zgjedhje.

Gazeta Blic nga burime të saja të afërta me presidentin Hashim Thaçi, merr vesh se ai së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë duke bërë përpjekje për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Madje, sipas këtyre burimeve, ata përpos që janë në komunikim të vazhdueshëm, dyshja Thaçi – Rama kanë zhvilluar edhe takime “sekrete”, në Tiranë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, përpos Ramës e Thaçit në takime kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë nga Kosovë, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë.

Skenarët e Edi Ramës e Hashim Thaçit

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë duke u përpjekur që të formojnë qeverinë e re të Kosovës pa shkuar fare në zgjedhje. Kryeministri shqiptar, ka marrë “mision” që t’i ndihmoj Thaçi në formimin e qeverisë së re. Ai madje, është duke tentuar që të negociojë dhe t’i bind disa nga partitë në Kosovë që të bëjnë qeverinë e re”, tha ky burim, duke shtuar se ditëve në vijim, pritet intensifikim i përpjekjeve për ta arritur këtë “objektiv”.

Ky burim saktëson, se tandemi “Thaçi- Rama”, janë duke bërë përpjekje që këtë “mision” ta përfundojnë para datës 22 gusht- kohë kjo kur është caktuar edhe seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka kontaktuar me Presidencën e Kosovës për të pyetur në lidhje me këtë “Mision” të Hashim Thaçit, por që nuk janë lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Derisa kanë mbetur edhe 2 javë kohë deri tek seanca për shpërndarjen e Kuvendit, po përmenden disa skenarë se si mund të formohet qeveria e re.

Njëri prej skenarëve ka të bëjë me futjen e LDK-së në qeveri, edhe me kushtin që PDK të dalë në opozitë, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Isa Mustafën e takuan fshehtas ambasadorë të “Qunitit”

Qarkullimi i këtij skenari në opinion publik, se LDK mund të futet në qeveri, ka bërë që lideri i rizgjedhur i kësaj partie, Isa Mustafa të dalë publikisht me një sqarim.

Ai madje, kishte thënë se Qeverisë së “arnuar” i ka “vdekë nana”.

“E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM”, kishte shkruar ditë më parë Isa Mustafa në një status në Facebook.

Por, Gazeta Blic ka marrë vesh se një prej ambasadorëve me ndikim të QUINT-it e kishte takuar Isa Mustafën, ku ndër të tjera u diskutua edhe për opsionin e Qeverisë pa zgjedhje dhe për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Mustafa ndërkohë, publikisht është takuar me ambasadorin amerikan, Kossnet dhe me disa nga ambasadorët e QUINT-it, ku temë diskutimi ka qenë situate politike në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Sidoqoftë, nga LDK vazhdojnë të insistojnë se përpos që nuk do të hyjnë në “Qeveri të arnuar”, ata as pas zgjedhjeve në asnjë variant nuk do të hyjnë me PDK, raporton Gazeta Blic.

Limaj konfirmon “ofertat” nga Hashim Thaçi

Lideri i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, në një emission televiziv ditë më parë ka bërë të ditur se ka marrë ofertë nga Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, për të krijuar qeveri të re.

Oferta, Limaj pohon se i është përcjellur përmes subjekteve politike, të cilën thotë ta ketë refuzuar.

“Nisma është kontaktu dhe nuk futet në këtë temë. Ka pasur komunikime prej subjekteve politike tjera. Unë po bëhem korrekt dhe po ju tregoj se me kanë kontaktu. Unë e kam mbyllur këtë çështje në sekond. Mua me kanë kontaktu forcat politike, më shumë se një subjekt. Kanë pyetur çka nëse ndodh kjo? Kam deklaru që vendi shkon në zgjedhje përseri“, ka deklaruar Limaj, në Debat Plus të RTV Dukagjini, raporton GazetaBlic.

Ndërkohë, edhe Kadri Veseli ka thënë se a kanë lutur për formimin e qeverisë.

Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosoëvs që legjilsativi të shpërndahet më 22 gusht, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli në një intveristë për REL ka rrëfyer se ka pasur oferta nga partitë që sipas tij tash po vendosin “ vija të kuqe” që të bëhet kryeministër deri më 2012, pas dorëhejqes së papritur nga Ramush Haradinaj.

Mirëpo, Veseli ka thënë se këtë nuk e ka prunuar assesi, duke shtuar se në rrethanat në të cilat ndodhet Kosova, qytetarët e saj meritojnë një qeverisje që lufton krimin e korrupsionin, që ka priorietet zhvilimin ekonomik dhe që mund të balllafaqohet me Serbin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Ai ka instituar se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme meqë sipas tij këto zgjedhje janë edhe një llojë referendumi për rrugën në të cilën do të shkoj Kosova në katër vitet e ardhshme.

“Ka qenë oferta, jo vetëm për ne, përkatësisht që Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër me mua të mbarohet deri në vitin 2021, ofertë konkrete nga parti politike të cilat sot flasin për vija të kuqe në zgjedhje vetëm për hir të një përfitimi në opinionin publik. Unë po flas edhe njëherë, në momentin kur ka dilema, vendosmëria më e madhe e imja ka qenë që të shkojmë në zgjedhje. Çdoherë kur e kemi pyetur popullin kemi dalur më mirë dhe në momentin kur e fiton këtë legjitimitet duhet pastaj edhe ta drejtojë vendin”, kishte thënë ai.

Hashim Thaçi nuk u ndalë asnjëherë për formimin e Qeverisë së re 

Ditë më parë Gazeta Blic ka raportuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- partia e tij- PDK janë duke bërë përpjekje që të mos lejojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, pavarësisht pse Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Gazeta Blic nga burime të afërta me presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli ka marrë vesh se dy liderët janë duke kërkuar rrugë ligjore e kushtetuese, si dhe partner të mundshëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.“Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në kërkim të rrugëve ligjore që të mos lejojnë vendin të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, edhe presidenti Thaçi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i kanë arsyet e forta që të mos shkohet në zgjedhje.

Derisa presidenti Thaçi me çdo kusht po dëshiron vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, e ku pengesë del të jetë taksa, dhe në rast të ardhjes së një qeveri të re ajo do të hiqej menjëherë, në anën tjetër, Kadri Veseli dhe PDK po u frikësohen zgjedhjeve, për shkak se në sondazhe po dalin keq.

“Hashim Thaçi po kërkon me çdo kusht që të formoj një qeveri, e cila do ta hiqte pengesën për të vazhduar bisedimet me Serbinë- taksën e vendosur nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, nëse Hashim Thaçit i dështon skenari i gjetjes së një kryeministri të ri, në vend të Haradinajt, si opsion të fundit e sheh edhe krijimin e një qeveri teknike, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje dhe që të zhbllokohet dialogu me Serbinë.“Kreu i PDK-së, Kadri Veseli edhe pse publikisht po deklaron se është gati për zgjedhje, ai në fakt po e bënë të kundërtën, që ato të mos mbahen në vjeshtë”, tha ky burim.

Për më shumë lexojeni tekstin në vazhdim:

Në anë tjetër presidenti Thaçi, ditë më parë i kishte kërkuar Veselit, si drejtues i PAN-it që ta mandatojë dikë për postin e shefit të ri të Qeverisë. Menjëherë pas kësaj letre të presidentit, Kadri Veseli kishte kërkuar mbledhje të kryesisë, me qëllimin e vetëm shpërndarjen e Kuvendit.

Në mbledhjen e Kryesisë që u mbajtë ditën e hënë, por që u vendos tek pas tri jave të thirret seanca për shpërndarjen e Kuvendit, kishte ngritur dyshime tek Vetëvendosje.

Nga kjo parti kanë theksuar se thirrja e seancës pas gati tri jave, i lë hapësirë Hashim Thaçit e PDK-së, që të arrijnë ta formojnë Qeverinë e re.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha të hënën se thirrja e mbledhjes së Kuvendit për datë 22 gusht, paralajmëron pazare për një Qeveri teknike.

” Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje. Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, kishte shkruar ajo, raporton Gazeta Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme