Halil Matoshi: Ata me të cilët ishim bashkë deri dje, po i frikohen Haradinajt

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Haradinaj është vërtetuar si njeri i baraspeshave dhe se tashmë kjo dëshmohet nga frika që e kanë ish-partnerët.

“Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, u vërtetua se ai ishte njeri i baraspeshave të brendshme politike dhe ekuilibrave të jashtëm diplomatik” shkroi ai.

Tutje, Matoshi tregoi se kryeministri në dorëheqje, ia ktheu sovranitetin Kosovës pasi që negociatat kishin devijuar në Bruksel.

“…për Kosovën ia riktheu sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel” shkroi Matoshi.

Tutje, këshilltari i Haradinajt, tha se kjo tashmë dëshmohet se ish-partnerët ia kanë frikën kreut të AAK’së, ndërsa opozita dhe ndërkombëtarët janë të habitur e të heshtur.

“…këtë tashmë po e dëshmon frika e partnerëve të deridjeshëm, habia e opozitës dhe heshtja e ndërkombëtarëve” shkroi Matoshi.

Matoshi shërben si këshilltar i Haradinajt që nga koha kur ai u zgjodh kryeministër i vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme