“PDK-ja në pozicionin më të pafavorshëm që nga viti 2007”

Takimi mes kreut të LDK-së Isa Mustafa me të parin e VV-së Albin Kurti, që u zhvillua ditën e djeshme u përcjell me reagime të shumta nga zyrtarët e partisë së Kadri Veselit, PDK-së.

Ata theksuan se takime të tilla nuk sjellin asgjë dhe se në fund prapë do ketë një koalicion PDK-LDK.

Por, këto reagime njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari, po i vlerëson si dëshpërim për PDK-në.

Jashari, thekson se PDK i frikësohet një koalicioni në mes të LDK-së dhe LVV-së pasi një koalicion i tillë do të kishte gjasa ta dërgonte atë në opozitë.

“PDK-ja është në pozicion të vështirë pasi nuk ka qenë besnik ndaj partnerëve në të kaluarën dhe me dëshirë asnjë subjekt nuk bënë koalicion me të. Edhe reagimet e sforcuara të zyrtarëve të PDK-së, mund të shihen në këtë kuptim se një koalicion i mundeshim parazgjedhor mes të LDK-së dhe LVV-së do të kishte gjasa të fitonte zgjedhjet dhe PDK-në ta dërgonte në opozitë”, ka thënë ai.

Jashari, po ashtu veçoi se PDK aktualisht është në pozicionin me të pafavorshëm që prej vitit 2007 nga koha kur ka ardhur në pushtet.

Ai ka renditur edhe disa faktorë që sipas tij e kanë sjellur PDK-në në ketë gjendje.

Shemsi Jashari, analist

“Partia Demokratike e Kosovës –PDK është në pozicionin me të pafavorshëm prej vitit 2007 kur ka ardhur në pushtet, kjo për faktin se, në rendë të parë pushteti për një kohë të gjatë të konsumon vetvetiu, pastaj mënyra e qeverisjes nga PDK-ja dhe kultivimi i mosndëshkimit të fortëve të partisë, nepotizmit, korrupsionit, mos krijimi i hapësirës për të rinjtë dhe sidomos dështimi i reformës së brendshme përmes zgjedhjeve të fundit partiake e bënë që PDK të mos ketë ofertë serioze për elektoratin. Pafuqia e z.Veseli për të pasur kontrollë mbi strukturat e PDK-së në nivel vendi, për shkak të ndikimit të z.Thaqi dhe besnikëve të tij, ka krijuar fraksione që edhe pse nuk e kanë braktisur PDK-në publikisht, do ta ketë vështirë ti aktivizoj për ti sjellur vota në zgjedhje. Pastaj, refuzimi i shumicës së subjekteve për të bashkëpunuar me PDK-në, pasi PDK asnjëherë nuk ka qenë korrekt me parterët e koalicioneve të veta, tregon se PDK mund të vij në qeveri vetëm si rezultat i zorit por jo se dikush nga subjektet e do këtë. Ashtu siç ka bërë në të kaluarën vetëm LDK-ja, mund ta shpëtoj PDK-në, dhe ta mbaj në pushtet përndryshe rezultati zgjedhor do ta dërgoj në opozitë”, u shpreh Jashari.

Në anën tjetër analisti politik Shkëlzen Maliqi vlerëson se do të ishte më mire për PDK-në si parti të shkonte në opozitë.

“Pas zgjedhjeve, kur te shihet raporti i forcave, ndoshta mund te arrihet ndonjë marrëveshje mes LDK dhe LVV thjeshte për ta larguar PDK-ne nga pushteti. Sa i përket PDK-se, mendohet se do te jete lehte qe te eliminohet lehte nga kombinimet për pushtet ngase e shohin si humbëse te madhe. Po harrohet se PDK ka pas elektorat mbi 200 mije votues dhe ende mund te mbetet faktor edhe nëse e çojnë ne opozite kurse qeveria behet me mazhorancë minimale ose jostabile, si kjo e Kryeminstrit Haradinaj te dorëhequr. Pastaj një rrethanë tejet e rëndësishme rreth zgjidhjes konsensual te marrëveshjes finale me Serbinë serish mund te imponojë krijimin e qeverise se koncentruar, pra duke përfshirë edhe PDK- në, pa marre parasysh se për te si parti do të ishte mirë që një kohë të jetë në opozitë”, ka deklaruar Maliqi.

Shkelzen Maliqi, analist

Partitë politike i kanë dorëzuar 93 nënshkrime në kuvend për shpërbërjen e parlamentit me datën 22 Gusht.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme