Dashi (21 mars- 19 prill)
Një mik apo një i afërmi juaj, do të jetë i mërzitur në lidhje me diçka, të cilën refuzon ta tregojë. Mos u bëni shumë këmbëngulës dhe lerini kohë që të organizojë mendimet e veta. Kur të jetë i gatshëm, do e shprehë vetë problemin. E vetmja gjë që mund të bëni, është të prisni dhe ti jepni mbështetjen atëhere kur të ketë nevojë
Demi (20 prill- 19 maj)
Sot do e gjeni veten në qëndër të vëmendjes. Miqtë do jenë duke kërkuar këshillat tuaja dhe do merrni ftesa për të qënë prezent në çdo aktivitet të organizuar. Nuk jeni mësuar me ktë lloj vëmendje dhe nuk jeni të sigurt nëse e meritoni. Largoni kto mendime për veten dhe thjesht shijoni atë që ju ofron momenti.
Binjakët (20 maj- 20 qershor)
Sot do ju bezdisin disa shkresa të lidhura me çështjet monetare. Jeni të detyruar ti përfundoni sot, pavarësisht se nuk jeni shumë të përqëndruar në punë. Mundohuni të jeni të vëmendshëm, pasi sa më shpejt ti mbaroni, aq më shumë mundësi keni për të shfrytëzuar kohën e lirë. Pas një dite intensive, keni nevojë që mbrëmjen ta kaloni duke u relaksuar.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Sot ju ka lindur dëshira për tu fokusuar në studimin e disa fushave të reja dhe fillimi do të jetë pak i vështirë, por me kalimin e kohës do kuptoni që keni mësuar shumë gjëra interesante. E vetmja gjë që mund tju pengojë është koha e kufizuar, por nëse i vini një qëllim vetes, do e realizoni.
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Sot duhet tu kushtoni vëmendje, disa kontratave të lidhura me shtëpinë tuaj. Do e keni të vështirë ti kuptoni shkresat dhe nëse keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni ta kërkoni. Duhet të siguroheni për përmbajtjen e dokumentave, përpara se të bëni ndonjë hap, që mund të rezultojë i gabuar në të ardhmen.
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)
Do ju kapë veshi disa thashetheme në lidhje me një mikun tuaj dhe fillimisht do suprizoheni. Sido që të jetë, mos besoni çdo gjë që dëgjoni, pasi personi që e ka përhapur, mund të ketë ndonjë qëllim të caktuar. Komunikoni me mikun tuaj dhe zbuloni të vërtetën. Nëse ai ka nevojë për ndihmën tuaj, mos ngurroni tja jepni.
Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Sot do e gjeni veten duke lexuar disa libra shëndeti dhe do kuptoni se mënyra juaj e jetesës është shqetësuese. Megjithatë, mos lejoni që kjo tju bëjë konfuzë, pasi nëse ju jeni të sigurt për mënyren sesi po veproni, atëhere mos bëni ndryshime. Nëse vazhdoni të jeni ende të shqetësuar, konsultohuni me një specialist, i cili do ju ndihmojë të kuptoni atë që është më e mira për ju.
Akrepi (23 tetor- 21 nentor)
Një projekt, për të cilin keni kohë që bëni kërkime, do ju nxjerrë disa vështirësi. Burimet e informacionit ju duken të pakuptueshme dhe kjo ja u bën të vështirë përmbledhjen e tyre. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni tja u kërkoni miqve apo personave të përfshirë në fushën ku po kërkoni. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta bëni punën me qejf.
Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)
Një pjestar i familjes do e kalojë ditën me ju, duke ju ndihmuar në disa punë të lidhura me shtëpinë, por do kuptoni që diçka po e shqetëson. Ndoshta ky person ka nevojë për ndonjë këshillë dhe duhet të tregoheni të gatshëm që tja jepni. Lerini punët që keni në dorë dhe dilni për tu argëtuar. Kjo do e ndihmojë shumë që të largojë mendjen.
Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)
Sot do të vini re që një miku juaj është ndryshe nga herët e tjera dhe po pyesni veten nëse është i njëjti person që ka qënë. Gjatë ditës do mundoheni të zbuloni se çfarë e shqetëson, por ndonjëherë është më mirë të presësh derisa personi të ndjehet gati për tu hapur. Tregojini që do jeni gjithmonë pranë tij/saj për ta mbështetur.
Ujori (21 janar- 19 shkurt)
Sot do ju vijnë disa kujtime dhe emocione të së kaluarës. Nuk jeni të sigurt për mënyrën sesi ndjeheni prej tyre, por ndonjëherë është mirë të kujtosh të shkuarën, pasi të ndihmon që të ndërtosh më mirë të ardhmen. Mundohuni të largoni kujtimet negative dhe mbusheni jetën me pozitivitet.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Një mik apo partneri/ja juaj do të ketë nevojë për këshillë dhe dëshiron të diskutojë me ju disa çështje të rëndësishme, të lidhura kryesisht me punën. Nëse nuk jeni të qartë me situatën e parashtruar, mos ngurroni ta pyesni më hollësisht, pasi ndryshe nuk do të keni mundësi ti jepni ndihmën e duhur.