Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të Isa Mustafës e Shpend Ahmetit.
Ka filluar takimi i paralajmëruar në mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të PSD-së, Shpend Ahmeti.
Ky takim është duke u mbajtur në njërin prej hoteleve të Prishtinës, përderisa ende nuk dihet tema e tij.
Në medie u raportua se pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Theksojmë se PSD dhe AAK tashmë kanë përafruar qëndrimet për një koalicion, por që ende nuk është zyrtarizuar.