Sipas një kirurgu britanik që merret me transplantime të zemrës, zemra e derrit mund të transplantohet në trupin e njeriut pas tre vjetësh.
Në 40-vjetorin e transplantit të parë të suksesshëm të zemrës, kirurgu Sir Terence English tha për një gazetë angleze se këtë vit do të përpiqet ta realizojë fillimisht transplantin e veshkës së derrit në trupin e njeriut.
“Nëse rezultati i transplantimit të veshkës së derrit te njeriu është i kënaqshëm, atëherë ka gjasa që edhe zemra të mund të përdoret brenda disa vjetësh. Nëse funksionon transplanti i veshkës, do të funksionojë edhe transplanti i zemrës”, tha mjeku 87 vjeç.
Anatomia dhe fizionomia e zemrës së derrit është e ngjashme me zemrën e njeriut, prandaj ato po përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja. Mjekët i shtuan shpresat për trajtimin e sulmit në zemër pasi në muajin maj arritën rezultatet të kënaqshme gjatë eksperimentimit me derra.
Rreth 900 mijë persona vuajnë nga sëmundjet e zemrës në Britani të Madhe, ndërsa miliona të tjerë kanë probleme me shtypjen e gjakut, e cila është një ndër faktorët e rrezikut për sulm në zemër, shkruan “The Guardian”.