“SHBA-të duan ta ringjallin dialogun Kosovë-Serbi”

Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo që do zhvillohet nesër në Nju Jork, është një nga lëvizjet që Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin për të ringjallur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu mendon, drejtori i Qendrës së Politikës së Jashtme në Serbi, Dragan Gjukanoviq.

“Duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një iniciativë të rëndësishme për të ringjallur dialogun Beograd-Prishtinë”, është shprehur Gjukanoviq për ‘Tanjug’.

Ai ka thënë se SHBA do që ky dialog të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obligueshme midis dy palëve

“SHBA-të gjithashtu presin që situata në Prishtinë të konsolidohet pas zgjedhjeve të ardhshme dhe më në fund të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut”.

Sipas tij, dialogu nuk mund të rikthehet derisa pala kosovare të tërheq taksën ndaj Serbisë, por është e rëndësishme që të përgatiten të gjitha kushtet për vazhdimin e tij kurdo që ndodhë.

Gjukanoviq ka shtuar se dialogu mund të nis pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme