Lekaj “trash” monopolin e Devollëve, ua mundëson edhe kontrollin e veturave të riaftësuara

Të gjitha veturat të cilat aksidentohen nuk mund të dalin në qarkullim pa kryer kontrollin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli.

Kjo pasi që para disa muajsh, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj ka marrë vendim me 17 janar të këtij viti që ky shërbim t’i jepet “Eurolab”. Një dokument të tillë e posedon “Koha Ditore”.

Në nenin katër të këtij vendimi specifikohet se këtë shërbim do ta kryejë “Eurolab”.

“Obligohet Qendra e Automjeteve të Kosovës që përkitazi me procedurat e përshkruara në legjislacion në fuqi, të ndërmerr veprime që parandalojnë rikthimin në qarkullim rrugor të mjeteve të ri-aftësuara pa u inspektuar sipas praktikave europiane…”, thuhet në këtë pikë.

Shërbimet të cilat i ofron “Eurolab” është, kontrolli i mjeteve të aksidentuara të riparuara e që sipas çmimores që e ka gazeta është 80 euro, ndërsa kontrolli i mjeteve të aksidentuara të ri-aftësuara kushton 150 euro.

Ka pasur ankesa të vazhdueshme nga zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë për monopolin në homologimin e automjeteve që I sjellë përftime milionëshe kompanisë “Eurolab”. Përkundër kërkesave për eliminim të këtij monopoli Lekaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme