Nënkryetari i Sindikatës së Aeroportit Hamëz Kryeziu, tha se gjatës ditës së djeshme ilegalisht pa u skanuar fare mbi 300 valixhe kanë kaluar, për çka është rrezikuar siguria e pasagjerëve.
Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari” sot janë duke mbajtur një grevë dy-orëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.
Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensimin dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, të eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesat e shujtës.
Kryetari i degës së Komunikimit në Lidhje Alush Sejdiu, tha se të gjithë punëtorët e Aeroportit të Prishtinës janë në grevë ndërsa kërkesat e tyre i ka quajtur ligjore.
Sipas tij, menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës me qëllim që të mos pengohet puna u kanë bllokuar nëntë punëtorëve ID-të e tyre dhe në ato vende pune i ka vendos njerëz të pakualifikuar.
Ai këtë veprim e ka quajtur të kundërligjshëm madje sipas tij kështu po rrezikohet edhe siguria.
Në përkrahje të kësaj greve ka dalë edhe Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Nënkryetari i kësaj Sindikatë Atdhe Hykolli, kërkoi që të zgjidhet sa më shpejt ky problem.
Në anën tjetër nënkryetari i sindikatës së Aeroportit, Hamëz Kryeziu tha se gjatës ditës së djeshme ilegalisht pa u skanuar fare mbi 300 valixhe kanë kaluar, dhe është rrezikuar siguria e pasagjerëve.
Sipas tij greva, do vazhdojë tutje deri në realizim të kërkesave të tyre.
Ai po ashtu tha se disa grevistëve u është ndaluar hyrja në vendin e punës e këtë veprim Kryeziu e ka konsideruar si jo ligjor.