Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ sot në grevë gjashtë orëshe

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë edhe gjatë ditës së sotme pritet që të mbajnë grevë.

Greva e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” sot do të zgjas gjashtë orë.

Ajo do të nisë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 14:00.

Kujtojmë se edhe gjatë dy ditëve të mëparshme, punëtorët e sindikatës kanë mbajtur një grevë, ku janë shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme