Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.
Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.
Gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.
Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incide.