Izetbegoviç: Bosnja jo si kompensim për Serbinë pas humbjes së Kosovës

Kreu i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BH), Bakir Izetbegoviç kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të mos ndikojë në shtetin e tij.

Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’, ai thotë se Serbia nuk duhet të kompensohet nga Bosnja për atë që do të humbasë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Nëse ndonjëherë mund të ndërlidhen këto dy çështje (Bosnja dhe Kosova), atëherë e përbashkëta është se pala serbe në Kosovë dhe BH ka kryer krime të ngjashme, gabime dhe mëkate të ngjashme. Dhe në fund të fundit, për shkak të kësaj sjellje dhe kësaj dhunë janë shkaktuar sulmet e NATO-s. Por ajo nuk mund të ndërlidhet më tej me idenë se Serbia duhet të kompensohet evantualisht me diçka në Bosnje për të atë që do të humbasë me zgjidhjen për Kosovën”, është shprehur Izetbegoviç.

Ish-kreu i Presidencës së Bosnjes ka theksuar se kjo aventurë mund të përfundojë në skenarë të paqartë./tch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme