Istogasi monstër duke e goditur pa mëshirë vajzën 7 vjeçare të komunitetit ashkali (VIDEO)

Një video brutale po qarkullon në rrjetet sociale. Në të shihet se si një 29-vecar kosovarë e godet me grushte e shqelma një vajzë të mitur, vec 7-vjecare e cila i përket komunitetit ashkali. E gjitha ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të komunë së Istogut. I dyshuari 29-vjecari me iniciale L.D është arrestuar nga policia.

 “Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti  ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin:  L.D  lindur me 1990  m/k/sh. Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore. Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile”, thuhej në njoftimin e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme