Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave ka folur për Samitin e Diasporës. Rama tha se qëllimi i këtij samiti është që të ndërtohet një urë e re komunikimi dhe ndërveprimi.
“Kjo javë u shënua si java ku për herë të parë, qysh prej rënies së regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së emigrimit të shqiptarëve nga toka,deti, ajri, shteti shqiptar kujtohet më në fund t’i mbledhë shtegtarët e Shqipes në një Samit të Diasporës.
Më mirë vonë se kurrë. Kurrë nuk është vonë për t’u angazhuar në një marrëdhënie të përbashkët për forcimin e lidhjes me Diasporës. E nisëm këtë përpjekje në një shkretëtirë të vërtetë mungese të dhënash, adrese. Asnjëherë nuk janë konktaktuar institucionalisht. Qeveria dhe Diaspora do të angazhohen të krijojnë brenda 2017-ës, Këshillin Kombëtar të Diasporës, për të udhëhequr bashkëpunimin në të gjitha aspektet me Diasporën, veprimtarinë dhe për vënien në jetë të angazhimeve të marra në këtë Samit.
Do të mbajmë të përditësuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore të komuniteteve shqiptare kudo në botë. Samiti i parë i Diasporës do të dalë me një deklarataë angazhimesh konkrete për të gjithë sferën e interesit të përbashkët që nga gjuha shqipe kudo nëpër botë, tek investimet private e përfshirja e njerëzve të Diasporës këtu në jetën e përditshme dhe administratën shqiptare”, u shpreh Rama.