Aksidentohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës

Është aksidentuar zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka. Mediet kosovare raportojnë se zv.ministri i Brendshëm është përfshirë në një aksident, ditën e djeshme.

Ndërkohë, vetë Zeka ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme