Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
LDK bën me dije se gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet Kryesia e re e këtij subjekti politik.
Sipas një njoftimi për media të kësaj partie në takim do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në.