AKR dhe Nisma sot kanë arritur koalicion parazgjedhor dhe kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky koalicion do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Ai ka shtuar se qëllimi i këtyre dy partive është t’u ofrojnë qytetarëve një alternative që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“Sot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni para-zgjedhor me NISMA për të shkuar së bashku me një listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë qytetarëve tanë një alternative që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”.
“Partitë tona në qeveri kanë treguar guxim për të adresuar çështje sfiduese për vendin tonë, tani jemi së bashku të gatshëm për të treguar angazhimin për interesat e qytetarëve tanë, një Kosovë të zhvilluar, të integruar dhe e barabartë për të gjithë”.
“AKR dhe NISMA së bashku do të jenë pjesë e qeverisë dhe një element kryesor në qeverisjen e ardhshme që do të hapë një kapitull të ri për vendin tonë”.