Me doktoraturë e magjistraturë detyrohet ta lëshoj Kosovën: Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg

Derisa shumica e universiteteve publike në Kosovë janë mbushur me militantë partiak, e shumë prej tyre s’janë akredituar në mungesë të kuadrove, megjithatë një doktoranti nuk i ka mjaftuar përfundimi i studimeve në Gjermani për një vend pune.

Ai pos që Magjistraturën e ka përfundu në Gjermani, edhe Doktoraturën në Drejtimin e Shkencave Politike e ka përfunduar në shtetin gjerman, por që nuk i ka mjaftuar për ta gjetur një punë si mësimdhënës në Kosovë.

Fjala është profesorin, Avdi Smajlaj, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se u detyra ta lëshoj Kosovën, raporton Gazeta Blic.

“I rëndë qenka kurbeti!
Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë.
As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar Avdi Smajlaj.


Në pyetjen e miqëve se përse ka ik nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë, dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.

“…Sa kohe jam pa page ne Kosove, gruaja nuk punon, i kemi 5 femije, kam aplikuar ne shume universitete ne vende te ndryshme, ketu e mora pergjigjen e pare dhe u nisa, shume veshtire me ka ardh per gruan dhe femijet, por po duhet me u perpjek me mbijetu”, ishte përgjigja ndaj një miku, që e kishte pyetur se përse po ikte nga Kosova.

Në anën tjetër, shumë profesorë që janë pjesë e partive politike, kanë deri nga 7-8 vende pune, duke “zaptuar” universitetet publike dhe shumë kolegje private.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme