Një person është plagosur në lagjen Tophane në Prishtinë
Minuta më parë janë dëgjuar të shtëna më armë në lagjen Tophane në Prishtinë, ku edhe ka mbetur i plagosur një person
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për të shtëna më armë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur( në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht nga njësitet policore është duke u berë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me ketë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.