Haradinaj përsëri godet ish-prokurorin Blakaj: Është hajn i pulave, s’kam respekt për të

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ish-prokurori Elez Blakaj është një hajn i pulave dhe se nuk tërhiqet nga fjalët që ka thënë sa ishte Kryeministër.


Haradinaj tha se Blakaj është hajn i pulave që ka lënë lëndët dhe ka ikur për në SHBA, ai po ashtu tha se nuk ka fare respekt për të.

“Kjo është parë si motivim, se një prokuror tjetër e ka kryer punën, e ka dorëzuar lëndën në gjykatë, dhe nuk ka pasur kurrfarë presioni. I kam thënë hajn i pulave, dhe për mua është hajn ai që e len lëndën dhe ikë. Kushdo që e len punën në gjysmë dhe ikë diku, nuk kam respekt. Edhe policëve që kanë shkuar në veri u kam thënë mos dështoni, kryeni punën qysh duhet”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv.

“Unë kam fol për Elez Blakajn pas dorëheqjes së tij. Unë kam folur për një ish-prokuror dhe ky është një dallim i madh. Nuk ka folur për një prokuror”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme