Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka votuar unanimisht pro përzgjedhjes së Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre të Kosovës.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha sot se kryesia e LDK-së i ka shqyrtuar kandidaturat e LDK-së për kryeministër dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e dy pretendentëve për kandidat për kryeministër.
“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të parë me 24 gusht dhe me pas me 26 gusht ka shqyrtuar kandidaturën për kryeministër të vendit Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.
Mustafa mori konfirmimin e Këshillit të Përgjithshëm për përkrahjen e Osmanit për kryeministre.
“Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, tha Mustafa.