Onufri ishte piktor shqiptar i shekullit XVI.
Krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonave.
Shtoi, në vijim të traditës pikturore të shek.XIII-XV elementin realist dhe etnografik.
Onufri shkoi drejt zbutjes së kanonit bizantin, drejt përqasjes në një masë më të madhe të pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe ambientin real.
Ai ka zbukuruar me pikturat e tij një varg kishash në Berat, Shpat të Elbasanit, si dhe Maqedoni e Greqi.
Veprat e Onufrit kanë karakter të kushtëzuar mesjetar nga tema dhe trajtimi.
Zë një vend të shquar në kulturën shqiptare dhe atë ballkanike.
La pas nxënës dhe pasues të njohur.