Partia Dekomkratike e Kosovës po del të jetë partia me stabilitetin më të lartë elektoral në Kosovë që nga viti 2001 deri në vitin 2007. Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor, lëvizshmëria e trupit të saj elektoral varion ndërmjet 2,100 dhe 3,500 vota ose, shprehur me përqindje, ndërmjet 0.9% dhe 1.7%.
Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës mes zgjedhjeve të vitit 2001 dhe 2004 LDK-ja i pati humbur mbi 46 mijë vota ose gati 13% të trupës së saj elektorale. Vetëm pas zgjedhjeve të vitit 2010 LDK-ja do të kthjellej duke u rritur për 43 mijë vota ose +33%, kurse në vitin 2014 u rrit për 12 mijë vota ose rreth 7%.
Ndërsa, sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është më stabile se LDK, sa u përket votave që kanë marrë gjatë këtyre viteve. Në zgjedhjet e dyta parlamentare ku mori pjesë VV-ja u rrit për gati 11 mijë vota ose 12%. Rasti më eklatant i lëvizshmërisë elektorale në rezultatet e VV-së ka qenë në zgjedhjet nacionale të 2017-s, kur kjo parti u rrit për 101% ose plus 100 mijë vota.
AAK-ja në fillet e saj ka qenë më stabile. Në dy palë zgjedhjet e para parlamentare ajo lëvizte plus-minus prej 5.7 në 6% ose prej 3,300 në 3,700 vota. Por, në zgjedhjet e vitit 2010 AAK-ja u rrit për mbi 22 mijë vota ose +22.5%.