Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga është figura që Lidhja Demokratike e Kosovës, dëshiron ta fus në rrethin e saj, për të cilën Metro mëson se partia e Isa Mustafës ka filluar negiociatat tashmë.
Në kohën kur shumë figura të njohura publike po i bashkohen partive të ndryshme politike, si duket Jahjaga është parë shumë e përshtatshme për LDK’në.
Metro mëson se kanë filluar negociatat në këtë parti, por ende nuk është vendosur se çfarë qendrimi do të ketë ajo, dhe se a do të pranojë, sigurisht që do të jetë e vështirë.
Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës, dhe e katërta në rradhë nga presidentët e Republikës. Kujtojmë është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar (2011-2016).
Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.
Para se të vijë në krye të shtetit ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore.