E djathta ekstreme po e zgjeron ndikimin në Gjermani

Zgjedhjet në dy rajone lindore të Gjermanisë mund ta ndryshojnë drejtimin politik të këtij shteti. Sipas sondazheve, e djathta ekstreme mund të dalë partia e parë në këtë garë.

Pesë milionë gjermanë kanë të drejtë vote të dielën në Saksoni dhe Brandenburg në zgjedhjet që mund të kenë ndikim të madh në qeverinë federale në Berlin. Gara është karakterizuar nga debatet për sukseset dhe dështimet e bashkimit të dy Gjermanive, pikërisht disa javë para përvjetorit të tridhjetë të rrëzimit të Murit të Berlinit.

Partia “Alternativa për Gjermaninë”, e cila është kundër imigrantëve, do të përballet me testin e parë serioz në këtë rajon. Në zgjedhjet e kaluara, para pesë vjetësh, partia ishte vetëm njëvjeçare dhe i mungonte shtrirja e ndikimit.

Tash, dy vjet pas hyrjes në kuvendin kombëtar për herë të parë, duke mbijetuar nga opozitarizmi i saj ndaj ardhjes së gati një milion refugjatëve në Gjermani gjatë krizës së vitit 2015, kjo parti tashmë është rritur në masë të konsiderueshme. Sipas anketave më të reja, “AfD” pritet t’i fitojë rreth 24.5 për qind të votave në Saksoni dhe 21 për qind në Brandenburg, rajoni ku gjendet kryeqyteti i Gjermanisë.

Partitë që vazhdimisht kanë mbizotëruar në politikën e këtyre rajoneve që nga bashkimi i vendit, Partia Kristiandemokrate në Saksoni dhe Partia Socialdemokrate në Brandenburg, pritet të pësojnë humbje të mëdha, shkruan “The Guardian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme