Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë të hënën prezantoi projektin “Mbështetje ndaj edukimit në gjuhën serbe në Kosovë”, proces ky i cili verifikon diplomat e Universitetit të Mitrovicës Veriore, njofton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje i pranishëm qe edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami i cili ndau 131 diploma të certifikuara të studentëve serbë.
Qëllimi i këtij projekti është që të përmirësojë kualitetin e edukimit në gjuhën serbe kualitetin dhe të rritë përfaqësimin e komuniteteve pakicë në institucionet e Kosovës për të plotësuar dialogun ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalimin e tij ministri Bajrami tha që ky proces është shumë i rëndësishëm, ai këtu