KEK-u e “helmon” ajrin pa ardhur akoma dimri

Ishte thënë shumë herë se ndotja nga KEK-u po bëhet e rëndë në kohën e dimrit, kur rritet lagështia, mirëpo mëngjesi i sotëm ishte “zi si futa”.


Nga disa fotografi të siguruara nga Reporteri.net shihet qielli i nxirë nga tymi i madh që po lëshohet.

Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e këtij tymi të zi, pasi zakonisht nga furrat e KEK-ut nuk del tym i tillë.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se menjëherë kanë reaguar disa banorë të Prishtinës të cilët janë mjaft aktivë në çështjet e ajrit.

Ndryshe, vlen të theksohet se Prishtina gjatë dimrit radhitet shpesh në mesin e qyteteve me ndotjen më të lartë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme