LDK akuza PDK-së: Kadri Veseli po shfrytëzon institucionet për fushatë zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për keqpërdorim të pasurisë dhe aseteve shtetërore me qëllime personale për të bërë fushatë zgjedhore.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se Veseli nuk ka asnjë funksion shtetëror dhe për këtë arsye ai kërkoi të ndalen këto veprime.

“Kryetari i PDK-së tani më nuk ka asnjë funksion shtetëror, është thjesht një mirëmbajtës deri në përbërjen e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit. E kemi parë në ditët e fundit, edhe pas shpërbërjes të Kuvendit të Kosovës, kryetarin e PDK-së i cili shfrytëzon pasuritë shtetërore për të bërë fushatë personale dhe për partinë e tij. Raste specifike kemi QKUK, e cila shfrytëzohet nga kryetari i PDK-së për të bërë fushatë elektorale. Pastaj, kemi rastin e Administratën Tatimore, me Doganën, me Akademinë e Sigurisë Publike. Këto janë shkelje të rënda nga kryetari i PDK-së”, tha ai.

Musata iu bëri thirrje partive politike që të bëjnë fushatë në kuadër të ligjit dhe jo duke keqpërdorur institucionet shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme