Rrahje mes dy familjeve, shtatë të lënduar

Policia raporton se në fshatin Lutogllavë në Prizren ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve.

Në raportin 24 orësh të Policisë raportohet se për shkak të problemeve të mëhershme pronësore në lokacionin e cekur ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve në të cilin ishin të përfshirë tetë të dyshuar me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë të dyshuar, nga përdorimi i mjeteve të forta (shufrave) gjatë rrahjes.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme