Komisioni Qendror Zgjedhor ka nënshkruar marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha se vëzhgimi i zgjedhjeve është një nga pjesët më thelbësore të procesit zgjedhor.
Sipas saj nënshkrimi i kësaj marrëveshje shpreh gatishmërinë e KQZ për avancimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
Daka tha se procesi zgjedhor do të vëzhgohet edhe nga vëzhgues të partive politike dhe po ashtu shoqëria civile në Kosovë.
Në anën tjetër nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Zëvendësshefi, Riccardo Serri, tha se për herë të pestë bashkimi evropian i vëzhgon zgjedhjet në Kosovë. ai po ashtu tha se ky mision i ka ofruar disa rekomandime KQZ-së por që në zgjedhjet e mëhershme ato nuk janë implementuar, përcjell ksp.
Sipas tij përveç kësaj marrëveshje, në Kosovë për vëzhgim të zgjedhjeve do të vijë edhe një ekip ku udhëheqësi i saj do përcaktohet nga shefja në largim e diplomacisë e BE-së Frederica Mogherini.