Kosova mbetet prapa me trajtimin e sëmundjeve të zemrës te fëmijët

Fëmijët me sëmundje të zemrës vazhdojnë të mos marrin trajtimet kardio-kirurgjike në Kosovë, për shkak se në vend nuk është asnjë kardiokirurg për fëmijë.

Ndër vite, shumë fëmijë me probleme në zemër kanë udhëtuar jashtë vendit për trajtim. Kurse gjatë këtij viti, në bazë të një programi të vullnetit të mirë, disa mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer operacione edhe në Kosovë.

Bëhet fjalë për 28 fëmijë me probleme në zemër, të cilët janë operuar falas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga kardiokirurgët amerikanë. Kjo po ndodh për herë të parë, pasi që fëmijët vazhdimisht janë detyruar të udhëtojnë jashtë Kosovës për të marrë shërbime shëndetësore që ndërlidhen me operacionet në zemër.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se me ekipin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që të rriten kapacitetet vendore që këta fëmijë të trajtohen edhe në Kosovë.

Ndryshe, që nga viti 2009, doktor Mazllum Belegu, nëpërmjet organizatës “Gift of Life”, ka bërë të mundur që fëmijët me probleme në zemër, të operohen falas, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme