I zgjedhuri drejtor i Muzeut s’e pranon anulimin e konkursit

Ajet Leci nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pozita e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Për të është i vlefshëm vetëm vendimi i 22 gushtit, nëpërmjet të cilit ish-anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucioni e kishin zgjedhur drejtor. Leci nuk e njeh vendimin e dy ditëve me vonë, nëpërmjet të cilit sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, e kishte anuluar procedurën e rekrutimit, përmes së cilës ai ia kishte dalë të zgjidhej drejtor i institucionit më të lartë muzeor në vend.

Leci ka thënë se çdo ditë është duke u paraqitur në Ministrinë e Kulturës. Është duke pritur që t’i plotësohen kushtet e punës. Javën e kaluar ka vizituar edhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“Ankesë ligjore nuk kam bërë, pasi kam vetëm vendimin që jam emëruar drejtor i Muzeut nga Këshilli Drejtues. Kërkesë me shkrim kam dërguar për fillimin e punës dhe jam duke u paraqitur çdo ditë në Ministrinë e Kulturës. Zyrtarët përgjegjës nuk më kanë njoftuar ende se kur mund të filloj punën dhe as nuk më kanë siguruar kushtet për punë. Unë do të vazhdoj të paraqitem në vendin tim të punës, sepse zgjedhja ime është legjitime”.

Në shkresën që ia ka dërguar MIKRS-së, Leci në emër të vendimit të Këshillit Drejtues të Muzeut ka kërkuar që të njoftohet për fillimin e marrëdhënies së punës. Ka sqaruar se paraprakisht më 29 gusht, nëpërmjet një shkrese elektronike ka kërkuar që të njoftohet lidhur me fillimin e marrëdhënies së punës, por nuk ka marrë përgjigje.

????????????????????????????????????

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme