A do t’i bashkohet Mimoza Kusari PDK-së, ja përgjigjja

Para pak minutave u raportua një takim në mes  kryetarës së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës dhe nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, ku temë e diskutimit ka qenë mundësia që Kusari-Lila t’i bashkohet listës së PDK-së, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Kusari-Lila për Insajderin e  ka konfirmuar takimin me Ismailin, ku edhe e ka pranuar se ka pasur një ofertë që ajo t’i bashkohet listës zgjedhore të PDK-së.

“Po e kam pasur një bised me Uran ismailin, dje jam takuar me të, mirpo, takimi ka qenë miqësor, unë e njohë prej kohësh Uranin. Si çdo parti tjetër edhe PDK-ja na ka ofruar pjesëmarrjen në listë, ne kemi pasur ofertë edhe nga AAK-ja me PDS-në që t’ju bashkohemi”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje ajo ka treguar që Alternativa, fillimisht do të mblidhët për të diskutuar rreth harmonizimit të programit të saj dhe pas kësaj do të vendosin se kujt do t’i bashkohen.

“Fillimisht ne si Alternativë deri në mbrëmje do ta harmonizojmë programin tonë, pas disa mbledhjeve që i kemi pasur, e më pastaj do të dalim me një vendim përfundimtar se kujt do t’i bashkohemi”, ka përfunduar Kusari-Lila.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme