Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministr Nikolla Gruevski, ka deklaruar se gjuha shqipe nuk do të jetë asnjëherë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Këto fjalë ai i ka thënë publikisht duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev, transmeton Flaka.
“Atë që e thotë Zaev për modelin zvicran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, ka thënë mes të tjerash lideri i VMRO-DPMNE-së.