Video e rrallë: Kështu u mbajtën zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Këto zgjedhje u karakterizuan me numrin ma të madh të votuesve

Zgjedhjet e para demokratike në Kosovë, ishin mbajtur pas ndërhyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.Ato nuk ishin mbajtur ditën e diele siç ndodh zakonisht, por të hënën më 23 tetor 2000.

Këto ishin zgjedhjet e para në Kosovën e lirë, ndërsa u karakterizuan me numrin e madh të votuesve që kishin dal për të zgjedhur udhëheqësit e tyre lokal, përcjellë albinfo.ch

Numri i votueseve në këto zgjedhje ishte afër 1 milion apo79 për qind.Në këto zgjedhje është votuar me lista të hapura, për një kandidat të vetëm. Votimet u zhvilluan në 30 zona elektorale.

http://video.gjirafa.com/zgjedhjet-e-para-lokale-ne-kosoven-e-lire

Nga 920 ulëse, u zgjodhën 869 këshilltar dhe në tri komuna u emëruan. Nuk kishte vende të rezervua. U votua në 1.464 vendvotime dhe pati 380 qendra votuese. Këto zgjedhje i vëzhguan 13.976 vëzhgues.Zgjedhjet ishin kryesisht të organizuara nga OSBE-ja, ndërsa ato i lavdëruan edhe ish-administratori i Kosovës Bernard Kuchner.

Në këto zgjedhje shumicën e Komunave i kishte fituar LDK-ja, kurse PDK-ja ishte radhitur partia e dytë.Për më shumë shihni video se si u zhvilluan zgjedhjet e para komunale në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme