Rahovec: Serbi 72 vjeçar dyshohet se ka dhunuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka thënë se rasti është raportuar mbrëmë nga nëna e viktimës.

Ajo ka bërë të ditur se rasti është klasifikuar si dhunim, në formë si është raportuar.

“Është raportu një rast në Rahovec, nga nëna e viktimës, djali është 8 vjeçar ndërkaq i dyshimti është i lindur në vitin 1947”, ka thënë ajo për lajmi.net.

“E kemi klasifikuar rastin si dhunim ashtu siç është raportuar, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë tutje ajo.

Podrimaj po ashtu ka bërë të ditur se me viktimën duhet të kryhen disa procedura për t’i shikuar rrethanat nëse ai është dhunuar ose jo.

Ai ka thënë se varësisht nga të gjeturat, mund të ndryshojë kahja e rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme