Ish-deputetët pretendojnë mandate të reja

Në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti pritet të dominojnë edhe shumë ish-deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët synojnë ta marrin edhe një mandat. Ndërsa disa ish-deputetë janë penalizuar për ta kërkuar edhe një mandat tjetër për shkak të aktakuzave të konfirmuara nga gjykata, shkruan gazeta “Zëri”.


Deri të premten e 6 shtatorit subjektet politike në Kosovë do të kenë mundësi t’i përpilojnë listat e kandidatëve për deputetë dhe t’i dorëzojnë ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por deri tash asnjëra prej subjekteve politike nuk i ka përfunduar këto lista, në të cilat shumica e deputetëve të legjislaturës që shkoi pritet të jenë pjesë e garës për deputetë në zgjedhjet e reja të 6 tetorit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se ndonëse nuk e kanë përpiluar ende listën, ata do t’u përmbahen afateve të përcaktuara për ta publikuar atë me kohë. Por në këtë listë nuk do të ketë hapësirë për të gjithë anëtarët e partisë. Kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili tash e sa kohë ka nisur luftë kundër korrupsionit, është shprehur se në listën e tij zgjedhore nuk do të ketë kandidatë me aktakuza, madje ai ka theksuar se as në Qeverinë të cilin ai pretendon ta drejtojë nuk do të ketë persona që kanë probleme me ligjin.

Duke iu referuar deklaratës së tij, në listë nuk mund të hyjnë as anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së që kanë aktakuza, si: Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Sokol Bashota, Besim Beqaj, Qemail Mustafa, Zenun Pajaziti e as i aderuari i fundit në parti, Shukri Buja

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme