Mbretëresha e tatuazheve ka shpenzuar 30.000 euro për t’u bërë dragua

Senzacioni i Instagramit, Amber Luke (24), ka tërhequr vëmendje të madhe me tatuazhet e saj të shumta. Pothuajse çdo pjesë e trupit të saj është e mbuluar me ngjyrë, ndërsa në rrjetet sociale për këtë arsye e ndjekin 124,000 persona.

Sipas mediave të huaja, Amber tashmë i ka shpenzuar për tatuazhe më shumë se 30,000 euro.

“Dua të jem plotësisht e mbuluar me tatuazhe deri sa t’i mbushi 25 vjet,” thotë Amber, e cila filloi të bëjë tatuazhe në moshën 14 vjeçare.

“Kur i mbusha 16 vjet, e kuptova se kjo ishte një mënyrë për ta nxjerrë nga vetja të gjithë energjinë negative,” tha ajo.

Amber shkoi aq larg sa t’i bëjë me tatuazhe edhe faqet, veshët, qepallat, ballin…

Ajo e quajti veten ‘Blue Eyes White Dragon’ sepse të bardhat e syve të saj i ka ngjyrosur në të kaltër, shkruan KOHA Ditore.

“Procedura zgjati 40 minuta. Ishte shumë intensive dhe e dhimbshme. Sytë e mi ishin të hapur gjatë gjithë kohës ndërsa po injektoja ngjyrë me injeksion. Katër injeksione për sy. Kam qenë e verbër për tre javë”, – shpjegoi Amber në një rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme