Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë–Prevallë, nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Çekisë, në të cilat ishin tetë persona.
Emrat e të arrestuarve janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.
Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.
Gjatë kontrollimit, në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, gjashtë thika, dy radiolidhje, një shufër hekuri dhe një dron.
“Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj – sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë”.
“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt”.
“Nga njësiti i migrimit, personave iu është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”.