Një qytetarë nga Klina gjatë hapjes së një kanalizimi ka hasur në tri granata dorë, njofton Policia e Kosovës.
“Derisa ankuesi mashkull K/Shqiptar ka qenë duke e hapur një kanal të ujërave të zeza ka hasur në tri granata dore të llojit M-1” thuhet në raportin e policisë.
Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara.
Sipas policisë nuk raportohet për ndonjë incident.