Një 55 vjeçar ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për KTV-në.
“Sot në orën 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas raportimeve të para ai ishte punëtor në ndërtesën që njihet si 44 katëshja.
Dyshohet se ai ka rënë nga kati i parë, në katër kate nën nivelin e tokës.
Mjekët e urgjencës në Prishtinë kanë konfirmuar se kanë gjetur pa shenja jete punëtorin.
Policia thotë se hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë, ndërkaq në vendin e ngjarjes është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.