Gjatë ditës së djeshme është përfolur në lidhje me mundësinë për tërheqjen e njohjës së Çekisë ndaj Pavarsisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë, përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Çekisë, i cili tha se do të përpiqet që të tërheqë njohjen ndaj Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri, është thënë se njohja ndaj Kosovës nuk mund të tërhiqet pasi është e rregulluar me ligj (de jure).
“Ishte njohje de jure, domethënë një njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Republika e Çekisë nuk ka pasur praktikë ndaj asnjë shteti që të tërheqë njohjen”, thuhej në komunikatë.
Në lidhje me tërheqjen e njohjes së këtij shteti ndaj Kosovës, presidenti i Çekisë kishte thënë pas ndeshjes së Kosovës dhe Çekisë në futboll, në të cilën fitues dolën tanët.