Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot në Japoni me perandorin, Naruhito.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se sot ishte një ditë shumë e veçantë për Kosovën.
Presidenti ka thënë se me Naruhiton kanë biseduar për rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Sot ishte një ditë shumë e veçantë për Kosovën. Në takim me Lartmadhërinë e tij, Perandorin Naruhito të Japonisë, biseduam për rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe për perspektiven euro-atlantike të vendit tonë. Ne jemi mirënjohës për çdo gjë që ka bërë Japonia për Kosovën dhe popullin e saj. Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të mbetemi përgjithmonë.