Në Kosovë më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. E lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të bëj përgatitjet e duhura.
Ditë më parë ky institucion ka arritur të finalizojë kontraten më të re sa i përket shtypjes, paketimit, transportit të fletvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 199.137,54 euro, derisa e njëjta është arritur të finalizohet për 194.808,00 euro.
Tenderi iu është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik Cetis d.d; CETKOS L.L.C.
Vlen të kujtojmë faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 25 subjekte politike të cilat hyjnë në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.