Behgjet Pacolli duke dashur te promovojë një aderim të vockël në partinë e tij, rreth 15-16 anëtarë të rinj, ka keqpërdorur emrin e komandantit Adem Jashari.
Duke qenë se anëtarët e rinj në partinë e Pacollit, kanë qëlluar të jenë nga Prekazi dhe mbiemrin Jashari (ku shumica e banorëve në këtë fshat e kanë këtë mbiemër), Pacolli e paraqet këtë familje si ‘të afërt me komandatin legjendar Adem Jashari’.
Familja edhe mund të jetë e afërt, me Familjen Jashari – mund të jenë fqinjë – ndoshta, por tendenca e Pacollit për ta promovuar si një ‘gjysmë familje e komandantit legjendar’ ishte mjaft irituese.
Duket se zoti Pacolli e ka kuptuar këtë, pasi në fotot më poshtë ju mund të shihni se si ai ka edituar [korrigjuar] më pas postimin në Facebook, duke fshirë fjalinë ku të aderuarit e tij lidheshin me familjen Jashari.