Ish-anëtari i shoqërisë civile, Haki Abazi tha së në Qeverinë e ardhshme duhet larguar njerëzit qe ia kanë ‘ngulfatur’ frymën sistemit diplomatik. Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë është që mos të emërohen ministra, siç i quajti ai ‘palaço’.
“Ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente që të hiqen njerëzit që ia kanë ngulfatur frymën sistemit diplomatik. Kosova nuk duhet kurrë më të lejojë ministra palaço që bëjnë hajgare kur dalin në përfaqësimin e shtetit të Kosovës pasi që ai/ajo është fytyra e politikës së jashtme të Kosovës. Me profesionalizëm të lartë duhet caktuar njerëzit të cilët e përfaqësojnë Kosovën dhe besoj që ka shumë profesionistë por që duhet të kenë instruksionet e qarta për marrëdhënie bilaterale për shtetet që nuk na kanë njoh që nuk kanë dalë kundër ose me ato që kanë arsye që nuk e njohin”, tha ai.
Po ashtu, sipas tij, asnjë ambasadë nuk duhet të ballafaqohet me vështirësinë e pagesës së rrymës dhe shpenzimeve. Abazi në #debatpernime shtoi së duhet larguar urgjentisht nepotizmi e veçanërisht në Ministrinë e Jashtme. Lidhur më këtë ai akuzoi ambasadoren e Kosovës në ShBA, që sipas tij, ajo punon për presidentin dhe për ndarje të Kosovës.