Skenarët që prodhon përfshirja e fuqive të mëdha në dialog

Përfshirja direkte e Gjermanisë, e Francës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mund ta sjellë edhe Rusinë në lojë.

Kështu pohojnë njohës të rrethanave politike, të cilët kanë përmendur disa skenarë të rrezikshëm për Kosovën, që mund t’i sjellë përfshirja e Rusisë në negociata, ndër ta privilegjimi i serbëve, zbehja e interesave të Kosovës, që do të nxirren prej marrëveshjes përfundimtare dhe destabilizimi i Ballkanit nga ndikimi rus.

Përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos përmbyllet në formatin se si pati nisur 8 vjet më parë. Përveç Brukselit zyrtar, së fundmi përfshirje në procesin e dialogut po kërkojnë edhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian, si Gjermania dhe Franca.

Emërimi i Matthew Palmerit si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihet si përpjekje tjetër për përfshirje gati direkte të Amerikës në procesin e dialogut, gjë e cila do të nxiste një tjetër lëvizje jo fort pozitive për Kosovën, shkruan “Zëri”.

Me përfshirjen e këtyre shteteve në procesin e dialogut nuk përjashtohen ambiciet e Rusisë për pjesëmarrje në dialog. Madje në Serbi një gjë e tillë po konsiderohet punë e kryer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme