Bedri Hamza refuzoi pagën me rritje, por mori 8 mijë euro mëditje

Bedri Hamza nuk është ministër i Punëve të Jashtme. Gjatë dy vjetëve ai e ka menaxhuar kuletën e shtetit, nga e cila veç vetë ka shpenzuar 30.308.14 për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Në kategorinë e këtyre shpenzimeve përfshihen mëditjet, akomodimi në vendin ku janë realizuar vizitat, si dhe bileta e avionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështetur në një pasqyrë shpenzimesh të bëra nga stafi politik i Ministrisë së Financave, që ky institucion ia ka siguruar gazetës pas një kërkese për qasje në dokumente publike, Hamza ka realizuar mëditje në vlerë 7.912.23 euro, ka shpenzuar 10.480.88 euro për akomodim në hotele, ndërsa për aviobileta 11.915.03 euro.

Hamza është prej dy ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt që kishte refuzuar ta merrte pagën me rritje, konform një vendimi të Qeverisë që i ishte kontestuar ligjshmëria. Mbështetur në vendim, kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe stafit tjetër politik gati u ishin dyfishuar pagat.

Megjithëkëtë, duke qenë një nga kundërshtuesit e vendimit, Hamza ka vendosur ta marrë rrogën pa rritje. Gjatë 2017-s e 2018-s ka realizuar pagë mujore prej 1.271.43 eurosh, ndërsa nga shkurti i 2019-s paga e tij është rritur për 5.42 euro… (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme