Koalicioni PDK-LDK drejt fundit!

Shtyerja për herë të katërt e debatit në Komisionin Parlamentar për çështjen e projektbuxhetit, është një sinjal se koalicioni PDK-LDK i ka ditët e numëruara.

Kështu vlerësojnë analistët politik.

Sipas tyre, buxheti edhe më shumë do të theksojë ndasitë ndërmjet koalicionit qeverisës.

“Çështja e buxhetit mund të shkaktojë prishjen e koalicionit. PDK nuk është e kënaqur me projeksionet buxhetore të vitit të ardhshëm dhe kjo mund të çojë në zgjedhje të reja”, tha analisiti Imer Mushkolaj në një prononcim për Gazetën Blic.

Analist: Imer Mushkolaj
Analist: Imer Mushkolaj

Mushkolaj poashtu tha se përçarjet ekzistojnë dhe me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të theksuara.

“Sa më shpejt që përfundon qeverisja e këtij koalicioni, aq më mirë. Qeveria tashmë e ka humbur legjitimitetin dhe shume procese të rëndësishme, pavarësisht numratve, nuk po mundet t’i çojë përpara”.

E analisti Jon Leka tha se pothuajse tre muaj përballemi me dy sjellje të ndryshme partiakopolitike.

“Që keqpërdorin qeverinë për të siguruar bazat për zgjedhje, ka kohë që nuk flet shteti.

Jon-Leka

Sipas Lekës si e këtillë ajo jo projektbuxhete, por asgjë nuk do të realizojë deri në çastin kur të përdhosen ambasadorët dhe t’ua vënë “thikën në fyt”, nëse ajo rrezikon edhe punën e tyre në Kosovë.

LEXO:  Dështimi i Samitit të Diasporës

“Më e ndershmja do të ishte që të përgatiteshin zgjedhjet nëse shohin se nuk shkon në asnjë mënyrë se sa të bëjnë teatër për publikën – edhe pse s’janë aktorë të mirë fare – dhe ta çmontojnë, dëmtojnë, defaktorizojnë shtetin edhe më shumë dhe të shkaktojnë tërbime të panevojshme masash”.

Ndërsa, analisti Krenar Shala konsideron se koalicioni që nga fillimi është lidhur dhunshëm dhe se i tillë nuk e gëzon mbështetjem e qytetarëve.

Analist: Krenar Shala
Analist: Krenar Shala

“Mendoj që qytetarëve duhet tu ipet mundësia që të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të shprehen se cfarë parlamenti dëshirojnë ta kenë”, tha ai për Gazetën Blic.

Gjatë ditës së sotme është shtyrë sërish mbledhja e Komisionit Parlamentar, për shkak të mungesës së anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj

Ndërsa Kryetari i Komisionit, Naser Osmani ka thënë se diskutimi shtyhet derisa PDK ta sjellë kërkesën e shkruar për këtë projektligj.

PDK tash e sa kohë po e kundërshton projektbuxhetin e propozuar nga Qeveria Mustafa për vitin 2017, duke e quajtur fiktiv.

Pos Isni Kilajt, zëvendësministër i Financave, edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së po e kundërshtojnë këtë buxhet, derisa zgjedhjet e parakohshme i shohin si zgjidhja e vetme./Gazetablic.com

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme